Albin Kurti tregon katër arsye që e bëjnë të imagjinueshëm një konflikt me Serbinë

110
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar disa herë se në Kosovë mund të ketë luftë dhe për këtë është edhe i shqetësuar.

Në një intervistë për median zvicerane “Republik”, kreu i ekzekutivit ka renditur katër arsye që e bëjnë të imagjinueshëm një konflikt me Serbinë.

“Sipas meje, ka katër arsye që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm. Së pari, Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo lufton kundër njohjes sonë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë financojnë strukturat ilegale brenda Kosovës për të minuar sundimin e ligjit dhe sovranitetin tonë.

Së dyti: Në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990. Nuk ka keqardhje.

Arsyeja e tretë që më shqetëson: Kosova është demokraci, Serbia jo. Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik.

Së katërti, Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus, Putin. Vuçiç e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet, më e fundit më 25 nëntor 2021 në Soçi, tre muaj para fillimit të luftës”, ka thënë Kurti.