Albin Kurti prezanton 6 kushtet që duhet të plotësohen për të pranuar Asosacionin

113
Sigal

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik; Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi; Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen; Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së; Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.”

Kryeministri Albin Kurti ka folur në seancën e thirrur sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti gjithashtu shtoi se për Asociacionin në procesin e negociatave, qëndrimi i tij është se formimi i tij mund të “konsiderohet”, nëse pranohen gjashtë kushtet që ai i ka zbuluar javën e kaluar në Kuvend.

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
2.Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
3.Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
4.Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
5.Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
6.Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.”