Alarmi/ Pas Greqisë ja ku pritet të zhvendoset Uragani Mesdhetar Numa

719
Një stuhi tropikale e njohur si Numa është formuar së fundmi në Detin Mesdhe dhe pritet të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje masive në pjesë të Greqisë dhe Italisë Jugore. Përsa i përket Greqisë ekziston frika se numri i viktimave do vazhdojë të rritet nga përmbytjet e dy ditëve ndërkohë shtëpitë dhe ndërtesat e tjera janë shkatërruar. Deri tani në Greqi kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që ka persona të tjerë të cilët janë shpallur të humbur.
Zonat industriale të Mandra, Nea Peramos dhe Megara pranë kryeqytetit të Athinës ishin më të prekurat nga përmbytjet famëkeqe. Shumë nga të vdekurit ishin njerëz të moshuar të cilën ndodheshin në shtëpitë e tyre. Stuhia e rëndë gjatë natës i ka kthyer rrugët në lumenj të përbaltë dhe plot me mbeturina, ndërkohë që automjetet mezi dallohen nga niveli i ngritur i ujit. Pritet që sonte të ketë një forcim të stuhisë në gjithë Greqinë, duke vijuar edhe në ditët e ardhshme.
Ndërsa për Italinë, pritet që stuhia Numa të godasë Kalabrinë dhe Siçilinë brenda 48 orëve. Vala e motit të keq që në fillim të javës ka sjellë dëborë në Luginën Po dhe në Bologna. Temperaturat në Padana kanë rënë gjatë mesnatës ndërkohë kanë filluar reshjet e dendura të shiut.


Sigal