Aksident në Suharekë, gjashtë persona të plagosur

38
Sigal

Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

Në aksident janë përfshirë dy makina.

“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy makina. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore”.

Policia është në vendngjarje, duke hetuar këtë aksident.