Afganistani goditet sërish nga tërmeti 6.6 ballë

485
Një tërmet me magnitudë me 6.6 ballë ka goditur Afganistanin gjatë ditës së dielës dhe është ndjerë në shtete të tjera aziatike. Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi me kufirin me Takixhistanin. Tërmeti më së shumti është ndjerë në qytetet Kabul, Islamabad, Lahore dhe Delhi duke detyruar njerëzit që të braktisin banesat e tyre. Deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë të vdekur apo dëme të mëdha, por një zëdhënës i autoritetet kombëtar të menaxhimit të krizave tha se ekziston rreziku për rrështije të tokës. E njëjta zonë është goditur edhe një vit më parë, saktësisht në tetor të vitit 2015, kur një tërmet me magnitudë 7.5 ballë la të vdekur rreth 300 persona.
Sigal