Afganistan, Isis sulmon qendrën e Save The Children, 6 të vdekur dhe 24 të plagosur

588
Një grup komandosh prej 5 njerëzish ka sulmuar qendrën e Save the Children në Jalalabad City, në Afganistan.
Bilanci i sulmit është 6 të vdekur dhe 24 të plagosur. Një kamikaze shpërtheu në hyrje të ndërtesës, duke i dhënë mundësi komandove të hynin në brendësi të godinës. Pas dhjetë orësh rrethimi të gjithë terroristët u vranë. Rreth 45 anëtarë të stafit u liruar nga forcat e sigurisë afgane. Isis ka marrë përsipër sulmin.
Sulmi mbaroi rreth orës 19 me orën lokale, (15.30 me orën tonë) dhe nisi rreth orës 9 (5.30 më orën tonë). Dëshmitarët pohuan se skena paniku dhe frike përfshinë të gjithë zonën. Nxënësit e një shkolle private që ndodhej pranë qendrës, u larguan të terrorizuar.
‘Në fillim ndodhi një shpërthim shumë i madh i ngjashëm me atë të një autobombe’ tregon një dëshmitar në spital, i cili u arratis duke kërcyer nga dritarja.
Save The Children ka ndërprerë aktivitetin e saj në Afganistan. Organizata ka deklaruar që është e tronditur së tepërmi nga lajmi i sulmit në zyrat e qendrës në Jalalabad në Afganistan. Të gjithë aktivitetit në Vend janë ndërprerë.
Ue:’Sulmi tek Save The Children një fyerje ndaj njerëzimit. Sulmi terrorist është një dhunim i rëndë i të drejtave ndërkombëtare të njerëzve’. Kështu shkruan në një njoftim përfaqësuesja e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe komisionerët për krizat humanitare dhe zhvillimin, Christos Stylianides dhe Neven Mimica. ‘Kjo është një dhunim ndaj të gjitha organizatave qeveritare dhe tregon një shpërfillje të hapur për të ardhmen e të gjithë fëmijëve afgan’, thuhet në deklaratë.


Sigal