Adoleshentes i vrasin nënën para syve

523
Sigal

Një grua gjeti vdekjen pasi u qëllua me një plumb pas qafe brenda automjetit të saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Newsport Shropshire të Anglisë, ndërsa këtë të martë mediat kanë publikuar detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Gruaja, e identifikuar si Cheryl Hooper, 51-vjeç, ndodhej brenda makinës së saj Range Rover përballë shtëpisë ku banonte, kur u qëllua për vdekje. Gjithçka ndodhi ndërkohë që vajza e saj 14-vjeçare e ulur në sediljen e pasme ulërinte: “Mami është qëlluar, mami im ka vdekur”. Fqinjët të cilët dëgjuan të shtënat vrapuan për t’i ardhur gruas në ndihmë, por 51-vjeçarja nuk mundi të shpëtonte.

Dëshmitarët i thanë policisë se pasi kishin dëgjuar të shtënat dhe ulërimat e vajzës kishin parë një automjet të largohet nga skena e krimit me shpejtësi.

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë një 45-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet, ashtu sikurse lidhja që kishte me gruan. Ai u arrestua pasi u gjet në një fermë të largët me plagë në trup, ndërsa arma e krimit ndodhej në afërsi. 45-vjeçari dyshohet se pasi qëlloi gruan tentoi të vetëvritej. Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë mbeten ende mister.

Fqinjët thanë për mediat vendase se gruaja ishte zhvendosur me banim në këtë zonë disa javë më parë pasi përndiqej nga një person.