Hetimi nisi fillimisht pas shqetësimeve për vdekjet e mundshme të fëmijëve, por tensionet u rritën në fund të nëntorit, kur një memo e brendshme e FDA-së u rrjedh në media, duke përmendur të paktën 10 raste vdekjesh të lidhura me vaksinën – pa prova konkrete mbështetëse. Ish-zyrtarë të FDA-së ngritën alarmin për mungesën e transparencës dhe rrezikun e keqinterpretimit publik, duke theksuar se politizimi i çështjes ka marrë përmasa të rrezikshme.
Administrata Trump hap hetim për vdekjet e mundshme të lidhura me vaksinat anti-COVID
Administrata Federale e Barnave në SHBA (FDA) ka nisur një hetim të thelluar mbi vdekjet e mundshme të shkaktuara nga vaksinat kundër COVID-19, si tek fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit. Lajmi u konfirmua për agjencinë AFP nga një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, në administratën e Presidentit Donald Trump, të drejtuar nga Robert Kennedy Jr., i njohur gjerësisht për skepticizmin e tij ndaj vaksinave. Sipas zëdhënësit Andreë Nixon, FDA po analizon rastet e raportuara, ndërsa raportime nga “Bloomberg” dhe “Ëashington Post” flasin për një studim të plotë që është ende larg transparencës. Nuk dihet ende kur do të publikohen rezultatet dhe cilat janë metodat e hetimit, të cilat mbeten të paqarta. Hetimi nisi fillimisht pas shqetësimeve për vdekjet e mundshme të fëmijëve, por tensionet u rritën në fund të nëntorit, kur një memo e brendshme e FDA-së u rrjedh në media, duke përmendur të paktën 10 raste vdekjesh të lidhura me vaksinën – pa prova konkrete mbështetëse. Ish-zyrtarë të FDA-së ngritën alarmin për mungesën e transparencës dhe rrezikun e keqinterpretimit publik, duke theksuar se politizimi i çështjes ka marrë përmasa të rrezikshme. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kujtojnë se vaksinat anti-COVID janë vlerësuar gjerësisht si të sigurta dhe efektive, me raste shumë të rralla të efekteve anësore serioze – pa vënë në dyshim përfitimet për popullsinë.
Hetimi vjen në një kohë kur Robert Kennedy Jr., i cili drejton departamentin e shëndetësisë në administratën Trump, ka qenë në qendër të kritikave për deklaratat dhe teoritë e tij konspirative mbi vaksinat gjatë pandemisë. Ai ka tërhequr më vonë disa nga deklaratat e tij më të diskutueshme.



















