9-vjeçari troket në derën e kryeministrit Johnson, i kërkon ndihmë për një recetë kanabisi

271
Sigal

Një fëmijë 9 vjeçar nga Britania, i quajtur Thomas Braun, nën shoqërinë e së emës u prezantua në derën e rezidencës së kryeministrit Johnson për të kërkuar ndihmë prej tij.

Djaloshi mbante në dorë një letër që e dorëzoi tek rojet e sigurisë ku i kërkonte kryeministrit ndihmë për marrjen e një recete mjekësore me bazë kanabisi për vëllanë e tij, i sëmurë nga epilepsia.

Mes të tjerash, në letër Thomasi shpjegon se vëllai ka nevojë për kura të kushtueshme dhe se prindërit e tij duhet të punojnë shumë për t’i blerë ato.