6 muaj protesta, “Jelekët e verdhë” në Francë/ Përplasje të shumta mes punonjësve të sigurisë dhe protestuesve

458
Sigal

Protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë kanë mbushur 6 muaj. Në fundjavën e 27 radhazi, mes protestuesve dhe policëve në Reims të Francës pati sërish përplasje, ndërsa në Paris dhe në qytete të tjera protestat ishin paqësore.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme të Francës, rreth 15,500 demonstrues janë mbledhur në të gjithë vendin. Ndërsa organizatorët pretendojnë se shifra është pak më shumë se 40,000 pjesëmarrës.

Në Reims u regjistruan përplasje të shumta mes punonjësve të sigurisë dhe demonstruesve.

Protestuesit u kanë vënë flakën objekteve të ndryshme,  disa të tjerë u përpoqën të ngrinin barrikada nëpër rrugë. “RT” shkruan se ata gjithashtu dhunuan zyrën lokale të stacionit të radios France Bleu, si dhe ndërtesa të tjera.

Ndërsa në kryeqytet, autoritetet thonë morën pjesë rreth 1,600 njerë. Edhe pse kishte një numër të madh të forcave të policisë, në Paris pati vetëm disa përleshje të vogla.