5 milion dollarë gjobë, hedhja e kripës së Nusret qenka e vjedhur?!

275
Sigal

Shefi i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gokçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, është hedhur në gjyq pasi akuzohet se ka kopjuar “hedhjen e kripës”.

Nusret Gokçe po përballet me një proces gjyqësor prej 5 milionë dollarësh për shkelje të së drejtës së autorit. Sipas mediave të huaja, një artist amerikan e ka akuzuar Gokçe se përdori artin e tij pa leje.

Vepra artistike në fjalë është një ilustrim i tij në pozën e tij të famshme duke hedhur kripë. Artisti i Brooklyn, Logan Hicks, thotë se ai dhe shoku i tij Joseph Iurato u punësuan nga Gokçe për të krijuar një mural të tij, por më pas përdorën të njëjtën vepër arti në restorantet e tij në të gjithë botën dhe si logon e tij.

Hicks zbuloi se Gokçe dhe kompanitë e tij kishin përdorur të njëjtin imazh pa leje në shfaqjet e dritareve, në menutë, çanta, paketimet, shenjat dixhitale dhe etiketën për linjën e erëza të Salt Bae, sipas padisë.

Gokçe u bë i famshëm për herë të parë në vitin 2017, kur imazhet e tij duke spërkatur kripë në një biftek u bënë virale në “Instagram”.