27-vjeçari gjendet i pajetë, ja çfarë deklaron policia

126
Sigal

Sot në fshatin Carrabeg të komunës së Deçanit, një 27-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili njoftoi se viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Sipas Gashit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe më pas mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.