16-vjeçarja e masakruar në Greqi, familja insiston për krimin: Nuk e dinim që kishte lidhje me policin

268
Sigal

Ndërsa provat pas ekzaminimit mjeko – ligjor forcojnë skenarin e vetëvrasjes në rastin e vdekjes së 16-vjeçares Maria, grupi hetimor i cili po merret me këtë çështje, pas insistimit dhe bindjeve të familjes se ky është  një krim, nuk do ta mbyllë çështjen dhe do të vazhdojë punën për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Sipas avokatit të familjes Z. Dimitris Samartzis, familja është në pritje të zbulimit të telefonatës së fundit të Marias, gjithashtu edhe të ekzaminimeve toksikologjike duke shteruar të gjitha përpjekjet e mundshme, në mënyrë që çështja të mos mbyllet derisa të sqarohet hija e misterit që zbeh çështjen.

Prindërit dhe vëllezërit e Marias janë shprehur pas funeralit të 16-vjeçares, se ata nuk e dinin që Maria kishte një lidhje me policin 26-vjeçar, dhe se atë natë vajza e tyre kishte bërë një takim me të.

Siç raportojnë mediat greke, Maria 16-vjeçare kishte komunikuar me oficerin e policisë 26-vjeçar përmes instagramit.

Ata kishin lënë një takim për të martën e kaluar.

Polici shërben në Athinë, por është me origjinë nga Trikala.

Maria, sipas prindërve të saj atë natë doli nga shtëpia vonë natën, për ta takuar.

Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj, por ata u ndanë pak para se ajo të arrinte në banesë, pak më larg shtëpisë , në mënyrë që lagja të mos e kuptonte që e mitura ishte në një lidhje.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, 26-vjeçari ka një alibi të fortë pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar në lagjen e Marias 16-vjeçare se në orën 3:15 të mëngjesit ai e lë në shtëpinë e saj dhe largohet.

Por kamera zbulon një fakt tjetër serioz.

Me sa duket, kur polici u largua, 16-vjeçarja ka marrë një telefonatë ku  ajo i përgjigjet përpara se të hyjë në shtëpinë e saj.

Pas telefonatës ajo kthehet dhe largohet në një drejtim që ende nuk dihet dhe se cili është personi që e ka telefonuar.

Që pas kësaj telefonate vajza nuk është kthyer në shtëpi për tu gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit tre ditë më parë.