Shpërthim i fuqishëm në Metronë e Moskës, dyshime për akt terrorist

448
Sigal

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm
në metronë e Moskës dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur ndërkohë që ende
nuk ka raportime për viktima nga mediat ruse.

Shpërthimi ndodhi në
Stacionin e Metrosë Kolomenskaya, mëngjesin e djeshëm dhe dyshimet paraprake
flasin për një akt të mundshëm terrorist, por autoritetet zyrtare ende nuk e
kanë konfirmuar faktin. Paraprakisht ka edhe dyshime se shpërthimi mund të ketë
ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi. Por nga të dhënat e deritanishme asgjë
nuk mund të thuhet me siguri.