130 kg drogë e municione në garazh, arrestohet çifti shqiptar në Itali

519
arabinierët në Itali kanë arrestuar një çift shqiptar, pasi u janë gjetur në garazhin e makinës drogë dhe municione.
Shqiptarët u arrestuan, pas një kontrolli të policisë në 3 garazhe makinash në posedim të çiftit në lagjen ‘Niguarda’, në qytetin e Milanos.

Policia gjeti dhe sekuestroi 122 kilogram marijuanë, 4 kilogramë kokainë si dhe 132 gram hashash, të cilat dyshohet se do trafikoheshin.

Gjithashtu karabinerët sekuestruan edhe një pistoletë me 46 plumba 9mm e cila rezulton e vjedhur, 10 000 euro, pajisje kompjuterike si dhe 3 makina që dyshohet se përdoreshin për transportin e lëndëve narkotike.

Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sigal