100 mijë ukrainas u larguan sot nga vendi i tyre! OKB: Lanë shtëpitë dhe ikën në Moldavi e Rumani!

203
Sigal

Qytetarët e Ukrainës po përjetojnë momente dramatike, pas fillimit të pushtimit rus, sot në agim.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, disa mijëra ukrainas kanë zgjedhur të kërkojnë strehë të sigurt në vendet fqinje, veçanërisht në Moldavi dhe Rumani. Në të njëjtën kohë, pothuajse 100,000 ukrainas u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u shkulën nga rrënjët.

Sambia Mantou, një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), tha se të dhënat u mblodhën nga raportet nga autoritetet kombëtare, stafi i UNHCR-së dhe shërbimet partnere. “Është një numër i përafërt,” i tha ai Reuters.