Parisi than kanalin ikonik, zbulon mbetje të çuditshme

393
Një kanal ikonik parizien po thahet për herë të parë pas 15 vitesh duke zbuluar një sërë objektesh të çuditshme.
Kanali Saint Martin ndodhet në zemrën e kryeqytetit të Francës , në një zonë e cila vitet e fundit ka ngritur reputacionin si një nga krahinat më të veçanta dhe moderne.
Banorët fajësojnë valën e madhe të popullsisë për objektet e pabesueshme që kanë dalë në sipërfaqen e kanalit.
Herën e fundit që u tha kanali, në vitin 2001, midis 40 tonë mbeturinash u gjetën biçikleta,motora,monedha ari,karrige me rrota,predha që i përkisnin të Luftës së Parë Botërore, si dhe një makinë.
Ndërkohë që gjatë “zbrazjes” të 90 mijë metra kub ujë ditën e sotme, skuadra e pastrimit zbuloi një pistoletë që më pas iu dorëzua policisë.
Riparimi i kanalit i cili do qëndrojë i tharë për 3 muaj, do i kushtojë qytetit francez 9.5 milionë euro.
Sigal