1 Maji/ Jelekëverdhët përplasen me policinë në Paris

489
Sigal

Protestuesit në Francë kanë shkaktuar kaos në ditën e 1 majit.

Ata janë përplasur me policinë duke hedhur gurë drejt tyre, ndezën zjarre dhe shkatërruan automjetet.

Mijëra njerëz janë mbledhur në tubimet e 1 majit. Deri tani janë bërë 165 arrestime.

Policia në mënyrë të përsëritur ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën pranë stacionit të trenit Montparnasse të Parisit, ku po zhvillohet edhe protesta kryesore.