​Shtëpia ishte kthyer në “qendër tregtare” të drogës, policia çon në qeli shqiptarët

1993
Sigal

Një shtëpi e vogël ka mjaftuar për t’u kthyer në një “qendër tregtare” të drogërave në veriperëndim të qytetit të Kallamatës në Greqi.

Policia ka vënë në pranga pesë shqiptarë, përgjegjës për tregtimin e kokinës dhe kanabisit në këtë shtëpi. Shqiptarët, të moshave nga 22 deri në 31 vjeç kanë përfunduar në qelitë e komisariatit, teksa presin që të marrin vendimin e gjykatës, gjatë një seanca që do të mbahet të hënën.

Në shtëpi u gjet kokainë, hasha, mjete për paketimin e drogës si dhe një pistoletë.