Vendet vakantë për Shkollën e Magjistraturës dhe kriteret për regjistrim

908
Sigal

Diplomat e gjuhës së huaj, të vlefshme për konkursin e pranimit pranë Shkollës së Magjistraturës

Është bërë i ditur numri i vendeve vakante që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës për periudhën akademike 2013-2014. Kështu bëhet e ditur për të gjithë të interesuarit se numri i kandidatëve për magjistratë profili gjyqtar, për periudhën akademike 2013-2014 është 8 (tetë) vende, sipas shkresës së KLD, nr.870/1.prot. datë 24.05.2013, ndërsa për profilin prokuror është 3 (tre) vende sipas Shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, nr. 948/1.prot. datë 22.05.2013.

Kriteret për pranimin

Kriteret janë ato kritere që duhen për të qenë gjyqtarë dhe prokurorë i ardhshëm, të cilat janë të përcaktuara edhe në ligjin për organizimin në gjyqësor. Meqenëse Shkolla e Magjistraturës rregullohet me një ligj të veçantë, prej organeve drejtuese të ngritura prej tij janë përcaktuar edhe disa kritere specifike që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë profesionale, të tilla si:pasja e një diploma universitare të sistemin 5- vjeçar nga fakultetet e drejtësisë brenda vendit. Nëse studenti ka mbaruar studimet jashtë shtetit duhet të bëjë ekuivalentimin e diplomës në Ministrinë e Arsimit. Me këtë grup bashkohen edhe diplomat katërvjeçare që njehsohen me Masterin e nivelit të dytë. Kjo do të thotë që diplomat “Bachelor” nuk janë të mjaftueshme për të ndjekur shkollën e Magjistraturës. Veç kësaj ka një kriter që lidhet me notën mesatare që fillon nga 80% e lart e notave të marra në procesin mësimor, pavarësisht nga diploma e marrë, brenda apo jashtë vendit. Sivjet është shtuar edhe kriteri i certifikimit të njohjes së gjuhës së huaj anglisht ose frëngjisht. Meqenëse, ligji për arsimin e lartë ka parashikuar që diploma për shkollën e Magjistraturës është ekuivalente me një diplomë post master, ose me një diplomë të shkallës së tretë. Kjo bën që kandidatët duhet të kenë të mbrojtur gjuhën angleze me certifikata ndërkombëtare të njohura me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit që ka dalë në zbatim të ligjit për arsimin e lartë. Këto janë kriteret për të marrë pjesë në konkurrim.

Personat që kanë të drejtë të aplikojnë

Për të aplikuar për në shkollën e Magjistraturës ka disa kritere që duhet të përmbushen. Kështu, të jetë diplomuar “Jurist” në një nga Fakultetet e Drejtësisë publike apo jo publike, të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, brenda apo jashtë vendit; me programin minimal katërvjeçar ose pesëvjeçar, me diplomë DIND ose ekuivalente me të;

– Të ketë notë mesatare mbi 8 (tetë).

– Të mos jetë i dënuar.

– E drejta për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës i takon çdo studenti deri në tre herë. Studentët që kanë konkurruar një ose disa herë deri në vitin akademik 2010-2011, do të kenë edhe dy mundësi të tjera konkurrimi. Për kandidatët që do të fillojnë studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2012-2013, do të kenë si kusht për marrjen e diplomës së Magjistratit (në përfundim të periudhës të studimeve 3-vjeçare), mbrojtjen e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të kundërt nuk kanë të drejtën e marrjes së kësaj diplome, e cila është ekuivalente me diplomën post master.

Diplomat e gjuhës së huaj të vlefshme për konkursin e pranimit

Diploma e gjuhës së huaj, është një ndër kriteret e domosdoshme për regjistrim në konkursin e pranimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Kriteri i gjuhës së huaj për pranimet në Shkollën e Magjistraturës është vendosur vitin e kaluar. Ky kriter u vendos një vit më parë me qëllim rritjen e cilësisë profesionale. Po ashtu për pranimet në Shkollën e Magjistraturës bën pjesë edhe nota mesatare. Vendosja e kriterit të gjuhës se huaj një vit më parë u  parashikua në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit që ka dalë në zbatim të ligjit për arsimin e lartë. Në pranimet e bëra për vitin që shkoi është pranuar edhe certifikimi kombëtar që bëhej nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për Anglishten edhe Frëngjishten. Por këtë vit kanë ndryshuar rregullat për kriterin e gjuhës së huaj për pranimet tek Shkolla e Magjistraturës.

Diplomat e gjuhës së huaj që njihen për Shkollën e Magjistraturës

Diplomat e gjuhës së huaj të vlefshme për regjistrim në konkursin e pranimit pranë Shkollës së Magjistraturës janë:

Diploma ndërkombëtare që janë: dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas Udhëzimit nr 14, datë 28.03.2011 i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për njohjen e testimeve dhe certifikimeve për gjuhën angleze për programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë” (shtojca 1).

– Cambridge ESOL – University of Cambridge Examinations

– TOEFL- Test of English as a Foreign Language

– IELTS- International English Language Testing System

-TOEIC- Test of English for Internacional Communication

– MICHIGAN – Test

-PTE General- Pearson Test of English General

Gjuha e huaj u një vit më parë u vendos edhe për një arsye tjetër, sepse brenda programit të trajnimit fillestar, sepse prej dy vjetësh është vendosur edhe anglishtja ligjore, që bëhet me ekspertë rezidentë të huaj, kështu që një person që nuk di gjuhën bazike nuk mund kualifikohet pastaj në gjuhën ligjore dhe për rrjedhojë të diplomohet si magjistrat. Ndërkohë sistemit gjyqësor shqiptari i duhen gjyqtarë e prokurorë sa më të përgatitur, njohës të gjuhëve të huaja me qëllim që të mos kenë vështirësi në shfrytëzimin e literaturave dhe vendimeve  të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, drejt një modeli të gjyqtarit evropian, gjë që kushtëzohet edhe me hyrjen e vendit në BE.

Shkeljet që përjashtojnë maturantët nga provimi i Maturës Shtetërore

Maturantët në datë 31 maj do i nënshtrohen provimit të parë të detyruar për Maturën Shtetërore në lëndën e Gjuhë-Letërsisë. Në provimet e maturës shtetërore ekziston edhe mundësia e përjashtimit të maturantëve nga provimi në disa raste. Këto shkelje që mund të përjashtojnë një maturant nga provimet janë përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për provimet e Maturës Shtetërore 2012-2013.

Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur:

1. Nuk qëndron në vendin që i është caktuar;

2. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë;

3. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit;

4. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimet.

5. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e pro in it Maturantit/kandidatit nuk i njihet rezultati:

1. Nëse përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e test “;

2. Nëse heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test;

3. Nëse dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, ose nuk e dorëzon atë;

4. Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i;

5. Nëse përjashtohet nga provimi.

Masat që do të merren për telefonat e maturantëve

Në ndryshim nga vitet e kaluara këtë vit do të merrem masa shumë të rrepta në mënyrë që nxënësit të mos kenë asnjë mundësi për të kopjuar ditën e provimit. Një nga masat e rrepta që ka parashikuar të marrë Ministria e Arsimit dhe Shkencës është ndërprerja e valëve të telefonave. Sipas burimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bëhet e ditur se, në kuadrin e marrjes së masave të rrepta është menduar që në ambientet, ku do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për vitin 2013 të mos ketë valë për telefonat. Këto ndryshime në Maturën Shtetërore pritet të sjellin përmirësimin e nivelit të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.