Tërheqja e qeverisë për “shpifjen”, shembull dhe për Arsimin e Lartë

494
Qeveria para se të propozojë një projektligj duhet ta diskutojë atë me grupet e interesit si dhe me ata që preken në të kundërt reagimi negativ me të cilin qeveria po përballet për projektligjin e shpifjes do të shërbejë si shembull edhe për ligjet e tjera si ai i arsimit apo të tjerë. Kështu e konsideron akademiku Artan Fuga projektligjin për shpifje nga i cili preken edhe gazetarët.
“Qeveria propozon, propozon një normë. Pyet disa që i quan ekspertë, jam i bindur që në Shqipëri nuk ka status eksperti siç duhet. Ekspertë konsiderohen ata që të vijnë sipas dëshirës siç është rasti dhe ligji për Arsimin e Lartë apo për ligje të tjera. Problemi është që gazetarët duhen konsultuar përpara se te bëhet propozimi, brenda aleancës mazhoritare duhet bërë konsultimi përpara se të ndodhi rezistenca,” thotë Fuga.
Po ashtu ai shprehet se gazetarët kanë një zë të fortë e nëse bëhen bashkë atëherë qeveria është e humbur ndaj tyre.
“Gazetarët kanë peshë dhe sigurisht mund ta ndalojnë këtë punë sepse unë jam i bindur që e ndalojnë absolutisht nuk ka fuqi qeveria që të ndeshet me median dhe në qoftë se hyn në këtë strategji qeveria që të ndeshet me median, ta konsiderojë kënetë, ta konsiderojë baltë etj. Bën një gabim shumë të rëndë sepse media ka një mijë e një probleme dhe mund të ketë defekte, problemi është se media është stukturuesja e opinionit public,” deklaron akademiku Artan Fuga.
Qeveria propozoi një projektligj për shpifjen në të cilin sanksionohet se kushdo që shpif dënohet me gjobë dhe deri në tre vite burg. 
Sigal