Rektori i mafies së universiteteve që i mbijetoi qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama

2232
Një jave më parë në mbledhjen e Senatit, Rektori i pezulluar i Universiteti të Durrësit, Mit`hat Mema hyn dhe ashtu i krekosur u deklaron senatorëve servilë të këtij universiteti se Ministrja e Arsimit e ka anulluar urdhërin për pezullim dhe e ka rivendosur prapë si Rektor. Heshtje në sallë. Kështu mbledhja vazhdoi. Rektori u krekos dhe u tall duke thënë se… më kanë ardhur 32 kontrolle dhe çfarë më bënë? Asgjë… 
Universiteti “Aleksander Moisiu”, dikur i quajtur ‘kopsht i PD’, sot mbetet problemi më i madh i korrupsionit në Arsimin e Lartë, së bashku me Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Tiranës dhe të Elbasanit. Problemi i korrupsionit dhe i shkeljeve të rënda ligjore nga Rektori i këtij Universiteti së bashku me Kancelarin dhe një pjesë të mirë të Administratës, është i njohur dhe nuk është nevoja për t’ kujtuar sepse janë thënë dhe stërthënë në gazeta të ndryshmë të vendit si gazeta “Telegraf”, “Shekulli”, “Bulevard”, e cila mban edhe rekordin për denoncimet kundër këtij personi i cili u ngrit ashtu pa pritur në krye të një universiteti të ri, me makinacione dhe duke marrë diktoraturën –profesor të asociuar dhe profesor brënda 2 vjetëve. 
Me të vërtetë një kampion i shkeljes së ligjit
Argumenti kryesor qëndron se si dhe në ç`mënyrë ky njeri arriti të rregullojë përsëri qëndrimin e tij si Rektor dhe si Ministria e Arsimit dhe Shkencës është treguar kaq e pafuqishme të dënojë një të korruptuar deri në rrëzë, i cili me shkeljet e ligjit dhe me shkeljet e tenderimeve, futjeve të paligjshme në punë të punonjësve duke shkaktuar një nepotizëm të pashoq në universitet, largimeve dhe dënimeve të paligjshme dhe në kundërshtim më Ligjin e Arsimit të Lartë egzistues dhe shkeljeve të rënda të Kodit të Punës?
Kjo ka disa faktorë mafiozë që e kanë ndihmuar këtë njeri që të bëhet `untouchable` nga ligji?
Faktorët e brendshëm mafiozë që e ndihmojnë këtë person të qëndrojë në postin e tij si Rektor, në vend që të shkojë në burg janë këto:
– Vendosja në atë post nëpërmjet zgjedhjeve të pjesshme me ndihmën e disa personave me influencë të PD, në një kohë që ky person ishte zv/rektor i emëruar dhe pa asnjë identitet duke përdorur dhunën psikologjike ndaj pedagogëve. Zgjedhja e dytë si Rektor me ndihmën e një titullari të MAS dhe duke dhunuar gjerësisht përsëri në 2012 pedagogët, studentët dhe administratën, duke manipuluar votat. Kjo zgjedhje është akoma në gjyq.
– Lidhja me privatët për arsye të godinës së FASTIB-it që është me qira mujore 10.000 euro dhe se deri tani janë harxhuar rreth 800.000 euro qira për këtë nga ana e universitetit “A. Moisiu” Durrës, në dëm disa vjeçar të universitetit. Për këtë arsye pedagogët dhe administrata nuk kanë marrë asnjëherë asnjë lloj shpërblimi. Heshtja e MAS është e palejueshme dhe e paligjshme. Njësoj i paprekshëm nga MASH i Ministrit Tafaj në të kaluarën, ashtu dhe nga MAS i Ministres Lindita Nikolla.
– Vendosja për një periudhë prej disa vitesh akademike e dekanëve, përgjegjësave të Departamenteve, zv/rektorëve, zv/dekanëve, pra të të gjithë autoritetet drejtuese dhe ato administrative janë komanduar në mënurë të paligjshme duke mos lejuar vendosjen e individëve që duhej sipas ligjit. Po kështu zëvendësimi i tyre është bërë sipas qejfit, për arsye klienteliste, duke i bërë një dëm të madh cilësisë së mësimdhënies dhe hierarkisë akademike në universitet.
Faktorë të tjerë
– Përdorimi i dhunës psikologjikë dhe në shkelje të ligjit ndaj pedagogëve duke u bërë kontrata të paligjshmë pune si p.sh., kontrata 6 mujore, që përsëriteshin çdo vit me qëllim që edhe ata pedagogë të cilët e kishin fituar punën me konkurs të rregullt të detyroheshin të paguajnë para për të rinovuar kontratat. Kështu, fitimet e mafiozëve të mniversitetit Mama-Hoti&co janë të mëdha. Askush nga MASH dhe MAS megjithë denoncimet nuk i ka kërkuar llogari. Një pjesë të mirë të pedagogëve me tituj janëa larguar sepse kishte frikë për shkak të konkurimit. Kujtoni rastin kur erdhi vetë Ministrja për një shkelje të rëndë të Rektorit dhe çfarë ndodhi asgjë?!
– Bërja me vonesë e regjistrave themeltarë. Ato janë bërë nga viti 2010 dhe deri më 2011që u plotësuan brenda rregullave, merreni me mend se sa Diploma Baçelor dhe të tjera janë dhënë që pas vitit 2009 e këtej. Megjithë denoncimet e shumta askush nuk i ka parë sekretaritë mësimore dhe regjistrat themeltarë së bashku me sekretaret mësimore (Kryesekretaret) për t’i kontrolluar nga MASH dhe MAS. Interesant është fakti se sekretaritë mësimore, edhe sot e kësaj dite janë jo funksionalee sepse nuk iu shërbejnë departamenteve por direkt rektorit. Sekretare të tilla mund të kalojnë këdo që do Dekani, Rektori, apo zv. Rektorët.
– Vendosja e dy zv/rektoreve me burra që kanë funksione të rëdësishme në Prokurori. Dhe mesa duket kjo mënyrë i ka dhënë siguri, duke patur parasysh se aksidenti me makinë ashtu në gjëndje të dehur, çdo njeri i thjeshtë do të përfundonte në burg, kurse rektorit të Durrësit nuk i hyri gjëmb në këmbë.
– Rektori është bërë pronari privat i një universiteti publik i cili ka ngritur një detashment dhune jashtë ligjit duke shkaktuar jo vetëm problem të rënda ligjore ndaj pedagogëve por edhe ka nxitur përçarje të madhe, spiunllëk brenda universitetit (në vend që të merren me problemet akademike) me frikën se mos pushohen nga puna. Nëse nuk i binden totalisht Rektorit që drejton si drejtor filloreje hidhesh menjëherë në rrugë.
Fshehja e problemeve nga kupola universitare
Problemet e sotme janë seriozë sepse janë fshehur nga Mafia e Universitetit por dhe nga vetë MAS, sepse ka dërguar ekipe kontrolle të pa-afta dhe që janë të korruptuara. Këto janë të pa kontrolluara akoma:
– Krijimi i një Këshilli Profesorësh i cili ka 2 vjet që ka dhënë doktoratura dhe Profesorë të Associuar pa hesap në mënyrë klienteliste dhe më korrupsion të plotë. Askush nuk I ka kontrolluar se si janë marrë këto tituj shkencorë në Universitetin e Durrësit. Askush nuk i ka parë dosjet e këtyre individëve që sigurisht i kanë dhënë bakshishe të majme Rektorit dhe Këshillit të Profesorëve. Ejani dhe kontrollojani sepse gjëndja ka degjeneruar aty ku s’mban më.
– Rektori kërkon të blejë godinën e FASTIBIT me një vlerë 5 miliardë lekë. MAS është dakort, por është e çuditshme se si mund të bëhesh palë me këtë grup mafiozësh duke ditur që është dhënë një kampus për Universitetin në fushën e Spitallës prej 40 dynymësh. Atëhere del pyetja: Përse duhet blerë një godinë brenda në Durrës dhe aq më tepër këtë godinë që paguhet qeranë prej 8 vitesh me nje vlerë prej 8-10.000 euro në muaj? Me sa duke grupi mafioz Mema-Hoti do t’i vijë në ndihmë mikut të tyre të vjetër Alban Tepshit, pronar i godinës.
– Nepotizmi i pashoq në Universitet ka vetëm një dorë: grupi mafioz Mema-Hoti. Fakti më flagrant është se babë e bir me mbiemrin Hoti, janë anëtarë të Senatit. Janë një tufë me mbiemrin Hoti dhe Tepshi, e plot të tjerë të futur që në kohën e PD, por edhe këto dy vite të Maxhorancës së sotme, korrupsioni dhe klientelimi në futjen në punë nuk kanë kufi. Shikojini dhe verifikojini.
Së fundmi të shohim: Kush është në MAS e sotëm që ndihmon këtë grup mafioz që po shpenzon para pa hesap për të qëndruar në krye? Dy nga personat që e kanë ndihmuar në aferat e mësipërmë jane:
– Një titullare në MAS që ka ndihmuar grupin mafioz Mema-Hoti që të mos i hyjë gjëmb në këmbë megjithë denoncimet në Ministri. Kjo ka dërguar grupet e kontrollit në mënyrë që kontrollet të dështojnë me sukses.
– Sekretari i Përgjithshëm i MAS, i cili ka pranuar të blihet godina e sipërpërmendur me shumën 5 miliardë lekë, si dhe ka ndihmuar gjithashtu grupin mafioz Mema-Hoti t’u shpëtojë kontrolleve.
– Drejtoresha e Arsimit të Lartë Linda Pustina një drejtuese që nga koha e PD e cila ka shpërdoruar disa herë detyrën duke fshehur disa programe të akredituara për t’u hapur nga AAAL, ka penguar dhe fshuhur kontrolle dhe informacione që i janë dërguar nga universiteti si denoncime kundër Rektorit. Kjo treshe e korruptuar në MAS pasohet edhe nga specialistë kontrolli që kanë marrë rryshfet dhe kanë ngrënë dreka e darka me qëllim që të dalë mirë dhe pa problem kontrollet e ushtruara. Gjendja është shumë e rëndë, por tërheqja e Lindita Nikollës nga pezullimi i kreut të grupit mafioz Mema –Hoti, duke e lënë në krye këtë njeri të degraduar, ka për të dëmtuar rëndë sot por edhe në të ardhmen Universitetin “A. Moisiu” në Durrës. Aq më tepër se prania e këtij rektori deri në zgjedhjet e ardhshme që do të ndodhin pas disa muajsh, do të krijojë problem në zgjedhjen e njerëzve të rinj në krye të universitetit, sepse mendohet që grupi mafioz Mema-Hoti do të ristrukturohet ku Mit`hat Mema do të vendoset në krye të Bordit të ri sipas Ligjit të ri që do të miratohet, kurse mafiozi Hoti, kancelar që shëtit me makina luksoze do të zgjidhet Rektor i ardhshëm. Këshilli i Profesorëve të iniversitetit i drejtuar nga një servilë të Mit`hat Memës do t’i japin brenda shtatorit titullin ‘Profesor i Assciuar’ kancelarit Ulpian Hoti. Ky titull mund të jepet në kundërshtim të plotë të ligjit ashtu siç u është dhënë shumë pedagogëve të tjerë servilë dhe klientelistë të mafiozit Mit`hat Mema, sepse nuk merren parasysh eksperienca në punë, koha ndërmjet dhënies së titujve, artikujt shkencore, etj. 
Sigal