Provimet e Lirimit, ja testi i Matematikës

1244
Sigal

Nesër, provimi i Matematikës për nxënësit e klasave të nënta

Të premten, më 27 qershor, nxënësit do t’i nënshtrohen Provimit të dytë të Lirimit në lëndën e Matematikës. Krahas këtyre dy provimeve, nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) kanë zhvilluar edhe provimin e lirimit në lëndën Gjuhë Amtare, në datën 20 qershor. Sipas udhëzimit të MAS, provimet e lirimit në të gjitha shkollat do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Administrimi i provimeve të lirimit për nxënësit e klasave të 9-ta do të kryhet me procedura të ngjashme si ato të maturës. Ndërsa sipas rregullores, provimet e lirimit do të zhvillohen vetëm në shkollat publike. Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve në provimet e lirimit do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Nxënësit do të njihen me rezultatet e arritura në provimet e lirimit brenda 15 ditëve nga data e mbajtjes së tyre.

Struktura e testit

Linja 1. NUMRI DHE VEPRIMET ME NUMRA

Kuptimi i numrit

Konceptet kryesore: Numri dhjetor; numrat racionale; numrat dhjetorë të fundmë dhe periodikë; numrat irracionalë; numrat fuqi; rrumbullakimi, përpjesëtimi, përqindja; bashkësia; nënbashkësia; bashkësitë numerike, prerja dhe bashkimi i tyre; përkatësia për një numër të dhënë, përdorimi i simbolikës përkatëse; renditja në një bashkësi numrash

racionalë; bashkësitë N, Z, Q dhe R në përfshirjen N Z Q R; nënbashkësi të veçanta të

R (intervali, gjysmë intervali, segmenti, gjysmë segmenti); rrënja katrore dhe rrënja

me tregues n; fuqia me eksponent racional; varësia ndërmjet fuqisë me eksponent

racional dhe rrënjës.

Linja 2. MATJA

Konceptet kryesore: Njësitë e matjes dhe veprime me to; kalimi nga një njësi matjeje në tjetrën; njehsimi i perimetrit të rrethit, perimetrit të shumëkëndëshit të rregullt, gjatësisë së harkut; njehsimi i vëllimit të kubit, kuboidit, prizmit të drejtë, piramidës, cilindrit; rruzullit; figurat me sipërfaqe të barabarta; njehsimi i sipërfaqes së drejtkëndëshit, katrorit, trekëndëshit, rombit, paralelogramit, trapezit, qarkut, sektorit të qarkut, sipërfaqja e shumëkëndëshit të jashtëshkruar rrethit; formula e Heronit.

Linja 3. GJEOMETRIA

Gjeometria në plan

Konceptet kryesore: Këndet që formohen nga dy drejtëza paralele të prera nga një e tretë; këndet e kundërt në kulm; përmesorja e segmentit; llojet e trekëndëshave dhe vetitë e tyre, kongruenca e trekëndëshave; teorema e Pitagorës, teorema e Euklidit; segmente të përpjesshëm; ngjashmëria e trekëndëshave; raporti i sipërfaqeve dhe perimetrave të trekëndëshave të ngjashëm; katërkëndëshat e mysët (paralelogrami, drejtkëndëshi, rombi, katrori, trapezi); vetitë e tyre; shumëkëndëshat e rregullt; rrethi dhe elementët e tij; vetia e

diametrit pingul me kordën, tangjentja ndaj rrethit, vetia e tangjentes të hequr nga një

pikë jashtë rrethit; rrethi i brendashkruar dhe jashtëshkruar trekëndëshit; funksionet

trigonometrike të këndit të ngushtë (sinus, kosinus, tangent e kotangent); formula themelore e trigonometrisë; varësia ndërmjet brinjëve e këndeve në trekëndëshin

kënddrejtë; tabela e vlerave të funksioneve trigonometrikë të këndit të ngushtë.

Gjeometria në hapësirë

Konceptet kryesore: Përshkrimi i një trupi gjeometrik; vetitë e elementëve të një trupi gjeometrik; përfytyrimi dhe vizatimi i hapjeve të kubit, kuboidit, piramidës, Drejtëza paralele ose pingule me planin.

Shndërrimet gjeometrike

Konceptet kryesore: Gjetja e koordinatave të një pike; përcaktimi i pozicionit të pikës duke u nisur nga koordinatat; zhvendosja paralele në rrjet koordinativ; simetria sipas një pike; figura me drejtëz simetrie; lartësia e trekëndëshit dybrinjënjishëm si drejtëz simetrie; pika e prerjes së lartësive të trekëndëshit barabrinjës si qendër simetrie; izometria; shembëllimi i segmentit, drejtëzës, gjysëmdrejtëzës, këndit, rrethit në izometri (me ndonjë vërtetim); vetitë e shndërrimeve izometrike; zmadhimi e zvogëlimi me

koeficient të dhënë; vektori dhe koordinatat e vektorit; mbledhja dhe zbritja e

vektorëve, largesa ndërmjet dy pikave.

Linja 4. ALGJEBRA DHE FUNKSIONI

Shprehjet shkronjore dhe shndërrimet e tyre

Konceptet kryesore: Vlera numerike e shprehjes me ndryshore (përfshirë edhe thyesa); shprehje identike; monomi; polinomi; shumëzimi i dy polinomeve; shndërrimi i shprehjeve shkronjore dhe gjetja e vlerës numerike; katrori i binomit, ndryshesa e katrorëve; shuma dhe diferenca e kubeve; nxjerrja e një shkronje nga një formulë e dhënë; zbërthimi në faktorë; shprehje me të katër veprimet (përfshirë edhe thyesa).

Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve dhe sistemeve të ekuacioneve

Konceptet kryesore: Ekuacioni i fuqisë së pare me një ndryshore; numri i rrënjëve; teoremat e njëvlefshmërisë së ekuacioneve;ekuacioni i fuqisë së dytë me një ndryshore; formulat e Vietës; ekuacione në trajtë prodhimi f(x)g(x) = 0 ; sistemet e dy ekuacioneve të fuqisë së parë me dy ndryshore dhe mënyrat e zgjidhjeve; zgjedhja e mënyrës më të

përshtatshme; mosbarazime numerike dhe vetitë e tyre; mosbarazime me ndryshore;

inekuacione të fuqisë së parë me një ndryshore dhe zgjidhja e tyre; sisteme inekuacionesh të fuqisë së parë; inekuacione të dyfishta; studimi i shenjës së binomit të fuqisë së parë ax + b.

Funksioni

Konceptet kryesore: Funksioni dhe grafiku i tij; interpretimi i grafikëve të gatshëm që paraqesin një situatë; funksioni përpjestimor i drejtë; funksioni përpjestimor i zhdrejtë; funksioni y = ax2 ;funksioni y = ax2+b; funksioni y = a(x -m)2; funksioni y = a(x -m)2 + n; ndërtimi praktik i parabolës y = ax2 + bx + c.

Linja 5. MBLEDHJA, ORGANIZIMI DHE INTERPRETIMI I TË DHËNAVE. PROBABILITETI

Statistikë

Konceptet kryesore: Moda, mesatarja aritmetike, mesorja; klasifikimi; paraqitja në tabelë (raste të thjeshta) e një grupi elementësh; interpretimi i të dhënave, paraqitja dhe përpunimi i tyre (raste të thjeshta).

Probabiliteti

Konceptet kryesore: Hapësira e rezultateve; ngjarja; parashikimi i ndodhjes së një ngjarje; probabiliteti në situata të jetës së përditshme; probabiliteti i shprehur me thyesë; njehsimi i probabiliteteve në raste të thjeshta.

Pesha e linjave në përqindje

1. Numri dhe veprimet            15%

2. Matja           12%

3. Gjeometria  25%

4. Algjebra dhe Funksioni       40%

5. Mbledhja, organizimi dhe përpunimi i të dhënave. probabiliteti    8%