Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimit të parë. Kontrolloni veten

841
Sigal

Ditën e djeshme rreth 37 mijë maturantë në mbarë vendin iu nënshtruan provimit të parë të Maturës Shtetërore 2018-të. Testimi i gjuhës së huaj me 25 pyetje, përgjithësisht u konsiderua i thjeshtë; por ka pasur edhe nxënës që e cilësuan si më të vështirë krahasuar me tezat e viteve të mëparshme. Publikohet sot përgjigjet e sakta të testimeve në të dyja variantet A edhe B, për 4 gjuhë: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Ndërkohë, pas 10 ditësh maturantët do të kenë mundësinë të njihen me rezultatet dhe pikët që kanë arritur të grumbullojnë nga testi i gjuhës së huaj.

Procesi i testimit
Gazeta Shqiptare ditën e djeshme ka qenë pranë ambienteve të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet ku ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit të provimit të gjuhës së huaj. E pyetur nga GSH, drejtoresha e kësaj shkolle, Teuta Dobi tregon se testimi vijoi qetësisht për 521 maturantët që u testuan. “Procesi I testimit shkoi shumë korrekt, ashtu siç ishte parashikuar pasi dhe vetë kurrikula nuk ka pasur asnjë ndryshim nga viti I kaluar. Provimi u zhvillua nëpër klasa pasi u bë përjashtimi për “Sami Frashëri-n” duke qenë se ka një numër të lartë maturantësh, plot 521. Incidente ose raste kopjimi nuk pati nga ana e maturantëve tanë”,-shprehet Dobi. Ndërkohë vetë maturantët e “Sami Frashërit” thonë se testimi kishte edhe pyetje që i konfuzonin dhe mund t’i ngatërronin e më tej shtojnë se koha për tu përgatitur për provimin “Gjuhë Shqipe dhe Letërsi” që do të zhvillohet në datën 8 qershor është e pamjaftueshme. “Pyetjet ishin të nivelit B1, por kishte edhe ndonjë pyetje që mund të ngatërroheshe. Hapësira e lënë me vetëm 4 ditë për provimin tjetër është e pamjaftueshme, të paktën të ishte diferenca 7 ditë mes provimeve”-thotë për ‘GSH’ një maturante e këtij gjimnazi. Ndërkohë edhe Policia e Shtetit mori masat për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore duke angazhuar 560 efektivë në 206 shkollat e mesme të vendit. Dervishaj u shpreh se janë marrë masat dhe për ruajtjen e Agjencisë Kombëtare të Provimit dhe qendrat e kontrollit të provimeve, ku ka punonjës policie me 24 orë.

anglisht_skema_a_Page_1
anglisht_skema_a_Page_2
anglisht_skema_a_Page_3
anglisht_skema_b1_Page_1
anglisht_skema_b1_Page_2
anglisht_skema_b1_Page_3
italisht_a_skema_Page_1
italisht_a_skema_Page_2