MASH: Ja fituesit e fondit të ekselencës për studimet e doktoratës jashtë vendit

627
Sigal

Fondi i Buxhetit të Shtetit për fituesit e fondit të ekselencës është 150 000 000

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike listën e fituesve të fondit të ekselencës që kanë të drejtën të studiojnë jashtë Shqipërisë. Mbështetja për  studentët që do të vazhdojnë studimet jashtë Shqipërisë është financuar me një fond të veçantë nga buxheti i shtetit. Fondi i Buxhetit të Shtetit për fituesit e fondit të ekselencës është 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) në vit, si edhe nga donacione, për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve  shqiptarë, të shkëlqyer,  i cili përdoret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime “Bachelor”, “Master”  ose të doktoratës  jashtë shtetit në universitetet më të mira të botës, sipas përcaktimeve  të pikës 2, të këtij vendimi.

Kategoritë që përfitojnë nga mbështetja financiare:

a) Studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës ose një pjesë të tyre jashtë shtetit në njërin prej 15 universiteteve  më të mira të botës në shkencat  shoqërore,  të artit dhe sportit; në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkencën e matematikës,

shkenca natyrore,  teknike, teknologji, shkenca të edukimit  dhe ato të jetës, sipas renditjes se zhvilluar  nga Times Higher Education “Renditja Botërore e Universiteteve”,  për vitin më të fundit; si dhe nuk janë, njëkohësisht,  përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kane të ardhura personale dhe të familjarëve  të tyre (prindërit, adoptuesit,  bashkëshortet, fëmijët dhe i adoptuari deri ne moshën tetëmbëdhjetë (18 -vjeçare) 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë në muaj.

b) kanë përfunduar  studimet parauniversitare me mesatare mbi 9 të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentët që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve  universitare;

c) kanë përfunduar studimet  e ciklit të pare më notë mesatare mbi 9,

për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike  e shoqërore, ose, përkatësisht  mbi 8 (e barasvlershme me vlerësimin B në sistemin anglo – sakson) për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 8.5 (e barasvlershme me vlerësimin B+ ne sistemin anglo – sakson) për shkencat ekonomike e shoqërore,  për studimet e kryera jashtë shtetit, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.

 Rregullat e hollësishme për zbatimin  e kritereve

Rregullat e financimit për çdonjërën nga bursat e parashikuara, që aplikohen për

studentët  dhe shkencëtarët  e rinj, përcaktohen me udhëzim  të ministrit  të

Arsimit dhe Shkencës, i cili botohet  në “Fletoren Zyrtare”. Kriteret për përzgjedhjen  e shkollave  të larta  jashtë shtetit, në raport me koston e kualifikimit, fushat parësore, numrin e bursave për secilën kategori, në varësi edhe të fondit të vënë në dispozicion për këtë qëllim, konsultohen me Këshillin  e Arsimit të Lartë dhe Shkencës.