Deri në 23 nëntor janë rimbursuar vetëm 36,8 milionë lekë. DAR/ZA-të që kanë përfituar nga fondi i rimbursimit
Me gjithë premtimet e bujshme të qeverisë, përsa i përket ngritjes së një sistemi funksional për rimbursimin e librave shkollorë, falimentimi i këtij procesi, duket se është pjesë edhe e kësaj qeverie. Po mbaron semestri i parë i shkollës dhe ende familjet shqiptare në nevojë nuk janë rimbursuar për librat e fëmijëve të tyre, që i kanë blerë me para në duar. Vetëm familjet me gjendje ekonomike të dobët, kanë të drejtë t’i marrin falas librat shkollor për fëmijët e tyre. Por kur bëhet fjalë për të kthyer para, çdo lloj qeverie e ka të vështirë të gjejë mënyrën e duhur dhe sa më të shpejtë, duke krijuar burokracira pa fund dhe duke e bërë kështu të pamundur të drejtën e familjeve shqiptare për t’u rimbursuar. Vlera e rimbursuar që nga fillimi i shkollës në muajin shtator deri në datën 23 nëntor, sipas Open Datës, është 36 779 831 lekë gjithsej. Vetëm në 6 DAR/ZA në vend është ekzekutuar rimbursimi i parave për librat shkollorë. Ato janë: Drejtoria e Arsimore Durrës dhe Fier; si dhe ZA-të Bulqizë, Gramsh, Malësi e Madhe dhe Pukë sipas kësaj shpërndarje:
DAR Durrës: 5,006,471 lekë
DAR Fier: 2,006,779 lekë
ZA Bulqizë: 9,027,158 lekë
ZA Gramsh: 5, 419,619 lekë
ZA M. Madhe: 8,817,563 lekë
ZA Pukë:6,500,241 lekë
Ndërsa familjet në nevojë që kanë fëmijët e tyre nxënës shkolle në këto 2 DAR dhe 4 ZA kanë përfituar rimbursimet përkatëse, familjet e tjera në vend ende nuk kanë përfituar nga fondi i rimbursimit.
Premtimi i MAS
Ministria e Arsimit dhe e Sportit kishte premtuar se ndryshe nga vitet e tjera, për këtë vit shkollor do të veprohej ndryshe. MAS premtoi se tekstet do të jepeshin falas në dorë, (gjë që në fakt do të ishte dhe mënyra më e mirë për të eliminuar proceset burokratike në kurriz të prindërve) pasi duke qenë në dijeni të numrit të përfituesve, kishte bërë edhe porositë e nevojshme te shtëpitë botuese, të cilat do t’i jepnin falas, pa para në dorë librat shkollorë të këtij viti. Mirëpo, edhe qeveria “Rama” dështoi në këtë proces, duke shkelur në të njëjtën rrugë si paraardhësit e saj. Kjo praktikë është akoma më e dështuar nëse i shtojmë faktin e mungesës së faturës tatimore. Në shumë shkolla të vendit, personat e autorizuar për shpërndarjen e librave në ambientet shkollore nuk pajiseshin me faturë tatimore. Mungesa e faturës penalizon shumicën dërrmuese të familjeve në nevojë, të cilët edhe përfitojnë sipas udhëzimit të shpërndarë nga MAS për rimbursimin e librave shkollorë 2014-2015.
Ja kush përfiton sipas udhëzimit të MAS
• Masa e subvencionimit do të jetë e përshkallëzuar në varësi të ardhurave dhe statusit të nxënësit në familjen ku bën pjesë.
• Kompensimin maksimal në masën 100 për qind do ta përfitojnë të gjitha familjet që kanë nivel të ulët të ardhurash, të cilat e kanë të pamundur blerjen e librave me çmimet reale. Konkretisht, në këtë grup bëjnë pjesë kategoritë që trajtohen me asistencë apo me ndihma të tjera nga shteti.
• Kompensim në masën 100 për qind do ta përfitojnë edhe nxënësit prindërit e të cilëve përfitojnë pension pleqërie, si dhe nxënësit që kanë statusin e jetimit.
Gjithashtu pjesë e skemës së kompensimit maksimal të çmimit të librave përfshihen edhe librat e nxënësve nga shtresa minoritare si dhe fëmijët e emigrantëve.
• Më tej edhe kategoritë e nxënësve të verbër, ata paraplegjikë, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë si dhe nxënësit që hasen me probleme të rënda sociale në familje, si dhe romët do të përfitojnë kompensimin në masën 100 për qind të teksteve mësimore që do të përdorin gjatë frekuentimit të vitit të ri shkollor 2013-2014.
•Pjesë e skemës së kompensimit të çmimit të librave do të jenë edhe nxënësit e familjeve në të cilat paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë. Tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 për qind.
Fatura tatimore
Që të gjithë këto kategori të përfitojnë nga fondi i rimbursimit për librin shkollor duhet të dorëzojë, bashkë me vërtetimet përkatëse për shtresën së cilës i përket, edhe faturën tatimore. “Faturat tatimore të firmosen e vulosen nga librashitësi dhe nga nxënësi ose prindi” thuhet në pikën 4.7 të udhëzimit të MAS.
Institucion Buxhetor | Perfitues | Dege Thesari | Vlera | Date regjistrimi | Date ekzekutimi | Nr fature | Kategori Shpenzimi | Pershkrim fature |
Drejtoria Arsimore Durres (0707) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Durres | 4,714,070 | 2014-11-19 | 2014-11-20 | 41410110072014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKOLLOR / DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DURRES/ KOD 1011007/ TDO 0707/ |
Drejtoria Arsimore Durres (0707) | RAHIME BELEGU | Durres | 292,401 | 2014-11-19 | 2014-11-20 | 41510110072014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKOLLOR / DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DURRES/ KOD 1011007/ TDO 0707/ |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | ARMELA MUSABELLIU | Fier | 424,215 | 2014-11-17 | 2014-11-19 | 37710110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA KOMBETARE TREGTARE | Fier | 18,250 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36810110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Fier | 2,649 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 373110110092014 | Te tjera transferta tek individet | SHERB POSTAR PER SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Fier | 441,550 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 37310110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | FIRST INVESTIMENT BANK – ALBANIA SH.A | Fier | 410,590 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36410110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | UNION BANK SHA | Fier | 2,280 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36210110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA CREDINS | Fier | 4,070 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36710110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA | Fier | 8,970 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36510110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA E BASHKUAR E SHQIPERISE | Fier | 9,350 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36110110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | MURATI D | Fier | 234,000 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 37510110092014 | Te tjera materiale dhe sherbime speciale | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | ARMELA MUSABELLIU | Fier | 10,530 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 35710110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIA | Fier | 124,641 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36310110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA KOMBETARE E GREQISE | Fier | 5,460 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36610110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | ALPHA BANK — ALBANIA | Fier | 4,050 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 35610110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | ALKET VELIU / TIRANE | Fier | 28,684 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 35910110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | PRO CREDIT BANK | Fier | 8,360 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36910110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | RAIFFEISEN BANK SH.A | Fier | 226,870 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 35810110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Drejtoria Arsimore Fier (0909) | BANKA E TIRANES | Fier | 44,260 | 2014-11-17 | 2014-11-17 | 36010110092014 | Te tjera transferta tek individet | SUBVENCION LIBRI SHKLOLLOR DREJT ARSIMORE FIER |
Zyra Arsimore Bulqizë (0603) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Bulqize | 9,027,158 | 2014-11-10 | 2014-11-10 | 12410110902014 | Te tjera transferta tek individet | ZYRA ARSIMORE(1011090) likujdim subvencion libri per arsimin baze dhe arsimin e mesem per vitin 2014.sherbime postare Tetor 2014. |
Zyra Arsimore Gramsh (0810) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Gramsh | 5,419,619 | 2014-11-06 | 2014-11-06 | 19710111002014 | Te tjera transferta tek individet | 1011100 Subvencion libri shkollor 204-2015 nga Zyra Arsimore Gramsh |
Zyra Arsimore Malësia e Madhe (3323) | POSTA SHQIPTARE SH.A | M.Madhe | 8,817,563 | 2014-11-13 | 2014-11-14 | 14810111242014 | Posta dhe sherbimi korrier – Te tjera transferta tek individet | 1011124-Zyra Arsimore (likujdim.subvencion libri 2014-2014-) |
Zyra Arsimore Pukë (3330) | POSTA SHQIPTARE SH.A | Puke | 6,500,241 | 2014-11-18 | 2014-11-19 | 13010111252014 | Te tjera transferta tek individet | ZYRA ARSIMORE KODI 1011125 subvencion librit viti shkollor shkresa 8018 dt.29.10.2014 |