Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë: Si renditen në Top 100 në botë

208
Sigal

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa në Top100 që pas listës së vitit 2011 për renditjet e universiteteve nga Times Higher Education.

Përveç tre universiteteve britanike, përkatësisht University of Oxford, University of Cambridge, dhe Imperial College London, vetëm ETH Zurich i Zvicrës është renditur në Top 10 në 13 vitet e fundit.

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë: Si

Renditja e universiteteve botërore të Times Higher Education është një listë që publikohet çdo vit. Për vitin 2023, lista përfshin 1,799 universitete nga 104 vende dhe rajone. Renditja merr në konsideratë: mësimdhënien, hulumtimet shkencore, përcjelljen e njohurive dhe perspektivën ndërkombëtare.

Të qenit në Top10 është diçka shumë prestigjioze për universitetet kryesore. Universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar dominojnë renditjen e Top 10.

10 universitetet më të mia në botë:

1. University of Oxford (Mbretëri e Bashkuar)
2. Harvard University (SHBA)
3. Stanford University (SHBA)
3. University of Cambridge (Mbretëri e Bashkuar)
5. Massachusetts Institute of Technology (SHBA)
6. California Institute of Technology (SHBA)
7. Princeton University (SHBA)
8. University of California, Berkeley (SHBA)
9. Yale University (SHBA)
10. Imperial College London (Mbretëri e Bashkuar)

25 universitet më të mira në Europë

Emri i universitetit – shteti – renditja globale

1. University of Oxford – Mbretëri e Bashkuar (1)
2. University of Cambridge – Mbretëri e Bashkuar (=3)
3. Imperial College London – Mbretëri e Bashkuar (10)
4. ETH Zurich – Zvicër (=10)
5. UCL – Mbretëri e Bashkuar (22)
6. University of Edinburgh – Mbretëri e Bashkuar (29)
7. Technical University of Munich – Gjermani (30)
8. LMU Munich – Gjermani (33)
9. King’s College London – Mbretëri e Bashkuar (35)
10. London School of Economics and Political Science (LSE) – Mbretëri e Bashkuar (37)
11. École Polytechnique Fédérale de Lausanne – Zvicër (41)
12. KU Leuven – Belgjikë (42)
13. Heidelberg University – Gjermani (43)
14. Paris Sciences et Lettres – PSL Research University Paris – Francë (47)
15. Karolinska Institute – Suedi (49)
16. University of Manchester – Mbretëri e Bashkuar (54)
17. Wageningen University & Research – Hollandë (59)
18. University of Amsterdam – Hollandë (60)
19. Utrecht University – Hollandë (66)
20. Delft University of Technology – Hollandë (70)
21. Charité – Universitätsmedizin Berlin – Gjermani (73)
22. University of Groningen – Hollandë (75)
23. University of Bristol – Mbretëri e bashkuar (76)
24. Leiden University – Hollandë (77)
25. Erasmus University Rotterdam – Hollandë (80)