Ja çfarë duhet të dinë nxënësit, mësuesit dhe prindërit para provimit

832
fillon në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjatë 2 orë e 30 minuta. Në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve jepet struktura e testit në mënyrë të detajuar, ku testi do të përmbajë 25 pyetje dhe në total dhe do të këtë 50 pikë. Sipas udhëzimit të përgjithshëm për provimin e matematikës, thuhet se testi është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara përgjatë të gjithë procesit mësimor ndër vite. Ky provim është i fundit të cilit i nënshtrohen nxënësit e klasave të nëntë, ku u testohen njohuritë e marra nga arsimi 9 vjeçare dhe më pas për të përfituar nga arsimi i mesëm në vend, qoftë ky i përgjithshëm apo profesional. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë, drejtoria e institutit tërheq testin nga AKP, një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail. Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë. 
Ndërkohë më poshtë janë rregullat të cilat duhen zbatuar gjatë procesit të provimit të matematikës. Nxënësit drejtohen nga mbikëqyrësi i provimit nëpër vende dhe nuk lejohet të ndërrojnë vend, nuk lejohen të mbajnë asgjë tjetër, përveç stilolapsit, certifikatës personale ose pasaportës në tavolinë. Ai nuk duhet të diskutojnë me askënd mbi përmbajtjen e testit dhe nuk duhet të largohen nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit te sekretimit. Ndërsa mbikëqyrësi i procesit të provimit nuk është mësues i shkollës ku është caktuar të kryeje këtë detyrë, nuk është mësues i lëndës përkatëse të provimit, nuk duhet të mbaje asnjë mjet komunikimi gjate zhvillimit te provimit. 
Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit, mbikëqyr të gjithë mjedisin e provimit dhe nuk lejon ngrënien, zhurmën, kopjen ose komunikimin e nxënësve me njeri-tjetrin. Vendos në dosjen e caktuar materialet e provimit që dorëzohen nga nxënësit, ndalohet të shfletoje materialet e provimit ose të bëjë shënime në to, ndalohet të komunikojë me nxënësit që ka në administrim apo me administratorin tjetër (në mjediset me më shume se një AP). Gjithashtu nuk lejon asnjë person të paautorizuar në mjedisin e provimit, raporton me shkrim te PAP parregullsitë e vërejtura dhe sigurohet për mirëqenien e nxënësve që ka në administrim dhe merr masat e nevojshme në rast problemesh shëndetësore, konfliktesh mes nxënësve deri ne pezullimin e përkohshëm të provimit duke marre miratimin e PAP. Inspektorati Shtetëror i Arsimit monitoron procesin e provimeve kombëtare të arsimit bazë dhe raporton për çdo parregullsi të vërejtur në zhvillimin e tyre. Arkivimi i testeve bëhet pranë DANZA-ve qendra. Sektori i Statistikës i DAR/ZA-s merr nga QVT-ja dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesve të jashtëm dhe të mjediseve ku janë realizuar provimet e lirimit. Këto te dhëna dërgohen në AKP, ISHA dhe MAS.
Tabela e peshës së linjave në përqindje
LINJA Përqindja
NUMRI DHE VEPRIMET 15%
MATJA 12%
GJEOMETRIA 25%
ALGJEBRA DHE FUNKSIONI 40%
MBLEDHJA, ORGANIZIMI DHE PERPUNIMI I TE DHENAVE. 
PROBABILITETIT 8%
Si mund të tërhiqni fotokopjen e testeve të Maturës Shtetërore 2015
Kërkesat paraqiten pran shkollave nga data 15 – 19 qershor 2015
Maturant të cilët nuk janë dakord me notat e marra në provimet e Maturës 2015, bazuar në nenin 28, pika 8, të Rregullores së Maturës Shtetërore 2015, kanë të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KSHMSH-së, e cila do t’i kthejë dhe përgjigjen. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë. Të gjithë nxënësit të cilët duan të pajisen me fotokopjen e testit duhet që kërkesat për fotokopje të testit të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, bashkë me mandat pagesën (Fatura për arkëtim për fotokopje testi, MSH 2015), ti paraqesin pranë shkollës suaj (shkolla ku keni plotësuar formularin A1/A1Z), duke filluar nga data 15 qershor deri në 19 qershor 2015. Fotokopjet e testit do të përcillen nëpërmjet DAR/ZA në shkollat tuaja. DAR/ZA duhet të paraqesin pranë AKP-së, kërkesat e mbledhura nga shkollat, brenda datës 22 qershor 2015 Afatet e paraqitjes së kërkesave për fotokopjen e testit të matematikës dhe të lëndëve me zgjedhje do t’ju bëhen me dije në vijimësi.
Sigal