Ja 104 emrat e rinj që u janë konvertuar diplomat nga MASH

916
Sigal

Zyrtare/Procedurat për konvertimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike listën me emrat e rinj të personave të cilëve u është konvertuar diploma pas kërkesës që ato kanë bërë. Gazeta “Telegraf” po publikon 104 emrat e personave që i ka dalë emri dhe u është njehsuar diploma. Sipas informacioneve të MASH, këtë vit ka pasur një rritje të numrit të personave që kërkojnë që të bëjnë konvertimin e diplomave. Burime nga MASH, kanë bërë të ditur për Telegraf  se, ka një dyndje kryesisht të të rinjve që janë kthyer nga Italia apo Greqia. Deri tani është bërë konvertimi i 784 diplomave, ndërsa një vit më parë numri ka qenë më i ulët bëhet e ditur nga MASH. Sipas rregullores së MASH, çdo student që kërkon i konvertohet diploma, duhet të ketë diplomën, listën e notave, fotokopje të pasaportës dhe mandat pagesën prej 2500 lekësh. Ndërkohë që, burimet pranë Ministrisë së Arsimit kanë theksuar se një ndër shkaqet për rritjen e numrit të kërkesave për konvertim diplomash është dhe kriza ekonomike, referuar dy shteteve që kanë numrin më të madh të studentëve ku kanë përfunduar studimet. Sipas informacioneve të marra nga MASH, bëhet e ditur se, për periudha të caktuara  ka pasur dyndje për konvertimin e diplomave të huaja dhe, kryesisht, janë studentë të kthyer nga shtetet fqinje si Italia apo Greqia. Ndër të tjera, specialistët thonë se për tu ardhur në ndihmë të rinjve të sapo kthyer që duan të punësohen në vend apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë dokumente të falsifikuara, procedurat zgjasin.

Procedurat që ndiqen për konvertimin

Sipas udhëzimit më të ri të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

a) Formatin e aplikimit të plotësuar;

b) Diplomën ose certifikatën/vërtetimin e diplomimit;

c) Listën e notave ose suplementin e diplomës;

d) Dokument zyrtar identiteti: fotokopje e pasaportës dhe kartës së identitetit për shtetasit shqiptarë dhe të huaj;

e) Mandat-pagesën.

Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara. Ndërsa për shtetasit e huaj, dokumentet duhet të jenë me përkthim të vërtetuar

  1. Remzi Bytyçi
  2. Renata Balliu
  3. Renata Rickels
  4. Resmi Hoxha
  5. Rezart Ferzaj
  6. Rezarta Pirraçi
  7. Rigels Dervishi
  8. Rigers Zyferi
  9. Roksana  Helena Noëak
  10. Romela Topi
  11. Romina Hazizolli
  12. Rudens Gega
  13. Rudor Novi
  14. Saimir Kaziu
  15. Saimir Topollari
  16. Saimira Gjapi
  17. Samedin Mehmeti
  18. Sami Ikiz
  19. Samidie Brija
  20. Sandro Galluçi
  21. Sejdi Sejdiu
  22. Selim Bezeraj
  23. Selma Marko
  24. Selma Taspinar
  25. Semir Sali
  26. Serdal Arslan
  27. Seyma Altun
  28. Shkelqim Faja
  29. Shkelqim Llagaci
  30. Shkëlqim Muça
  31. Shkelqime Fida
  32. Shpetim Hasa
  33. Sidita Gjipali
  34. Siditan Zagani
  35. Silva Cobo
  36. Silvana Koro
  37. Silvin Lito
  38. Sokol Saraci
  39. Sokol Shtjefni
  40. Solon Shuku
  41. Sonila Kapollari

42.Sonila Ndini

43.Sonila Reka

44.Sotiraq Kondi

45.Sotirios Gavriil

46.Stefano Turchetto

47.Stela Xhafa

  1. Stergios Oikonomidis

49.Suela Çiço

50.Suela Dedja

51.Suela Rusha

52.Sukran Hazir

53.Sultan Ayfer

54.Tatiana Slavinskaya

  1. Tauland Bica

56.Taulant Aruci

  1. Taulant Kullolli
  2. Taulant Torba
  3. Teuta Hoxha
  4. Thoma Kotja
  5. Tonin Shehi
  6. Toska Shala
  7. Trandafile Duka
  8. Tugce Isidan
  9. Turan San
  10. Umit Gulseven
  11. Uran Kalej
  12. Valbona Hysa
  13. Valbona Kondi
  14. Valbona Selmani
  15. Valentina Vezi
  16. Valmir Hoxha
  17. Valmira Bozgo
  18. Valmira Bozgo
  19. Valmira Larashi
  20. Vasilika Gribura
  21. Vasjan Pace
  22. Vera Gura
  23. Viktor Caka
  24. Violeta Kosta
  25. Violeta Qerimi
  26. Viollca Kamberi
  27. Visar Sylaj
  28. Vjola Duri
  29. Vjollca Shabani
  30. Vladimir Mitre
  31. Xheni Ferra
  32. Xhoana Kovaci
  33. Yakup Sahin
  34.  Yin Ëenjie
  35. Ylber Mlloja
  36. Ylber Tafa
  37. Ylli Halili
  38. Ylli Kaceli
  39. Ylli Shahaj
  40. Yllka Kadi
  41. Ylvi Selmani
  42. Yunus Emre Yildiz
  43. Zaim Malaj
  44. Zakariya Albaroudi
  45. Zamir Tirana
  46. Zamira Puka
  47. Zana Lushka
  48. Zenel Bajrami
  49. Zhanklina Xheraj

Vendimi i KM/ Shpallen kuotat e pranimit dhe tarifat për të gjitha shkollat e larta publike

Universitetet, miratohen 31 mijë kuota

Shpallen kuotat e pranimit dhe tarifat për të gjitha shkollat e larta publike në vend. Qeveria miratoi propozimet e Ministrisë së Arsimit për numrin e studentëve që do të ulen në auditorë për vitin e ri akademik. Do të jenë plot 31.030 studentë të rinj që do të ulen në auditore në 12 universitete publike në vend. Numri është rritur me rreth 2 për qind më shumë se vitin e kaluar. Sipas këtij vendimi për kuotat e programit të dytë të studimit do të jenë 300, për transferim studimesh 500 dhe për shtetas të huaj 100. Studentët që ulen për herë të parë do të jenë 31.030. Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit janë 29.390, kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, 700, kuotat për të verbrit (të veçanta), 20 dhe kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët, 20. Numrin më të lartë të pranimeve e ka Universiteti i Tiranës, 6150 kuota. Vendimi i qeverisë sqaron edhe kushtet se kush janë kandidatët që do të plotësojnë formularin A2 dhe A3. Po ashtu qeveria ka miratuar edhe tarifën e shkollimit për studentët, ku shtesa që do paguajnë studentët e viteve të para varion nga 1 mijë në 30 mijë lekë të reja për çdo degë. Risi është që në kategorinë e studentëve që përjashtohen nga tarifa e shkollimit janë të sëmurët me HIV-AIDS.

Kuotat

31 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditor këtë vit. Universiteti i Tiranës ka në total 6150 kuota. Fakulteti i Drejtësisë ka numrin më të lartë të kuotave, pasi këtë vit akademik do pranohen 600 studentë të rinj. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja për secilën gjuhë ka nga 150 kuota, anglisht, gjermanisht, italisht etj. Në Fakultetin e Ekonomisë pjesa më e madhe e degëve kanë po nga 150 kuota, si Finance, Ekonomiks, Biznes, Informatikë Ekonomike etj. Ndërsa universiteti më i ri, ai i Mjekësisë, i cili e çon në 12 numrin e universiteteve publike në vend, ka në total 1654 kuota, prej të cilave 288 janë në degën e Mjekësisë së përgjithshme, dega Farmaci dhe Stomatologji kanë secila nga 144 kuota. Ndërkohë Infermieria ka edhe numrin më të lartë të kuotave në këtë universitet, 336 kuota, ndërsa Informatika ka vetëm 100 kuota. Në total Politeknikut i janë miratuar 2275 kuota.

Tarifa

Tarifa e shkollimit ka pësuar një rritje në bazë të vlerës së indeksit të inflacionit. Në krahasim me vitin e shkuar, studentët këtë vit do paguajnë 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja më shumë. Në vendimin e qeverisë përcaktohen edhe kategoritë që do përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit, ku vihet re se janë shtuar të sëmurët me HIV-AIDS. “Kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2013-2014, si dhe studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë, personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët, të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore dhe ata që vijnë nga “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, – thuhet në vendim.

Provimet me zgjedhje, sot testohen 50 mijë maturantë

Pas përfundimit të dy provimeve të detyruara, të Letërsisë dhe Matematikës, rreth 50 mijë maturantë testojnë sot dijet e tyre në provimin me zgjedhje. Maturantët testohen sot vetëm në 2 lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje. Kjo, në ndryshim nga viti i kaluar ku maturantët kanë përzgjedhur 3 lëndë.

Testi i provimeve me zgjedhje
Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të ketë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative (që vlerësohem me 1 pikë secila), dhe 10 pyetje të tjera do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Në total testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 40 pikë. Maturantët apo kandidatët që do të japin këtë vit si provim vetëm një lëndë me zgjedhje, do ta nisin provimin në orën 11:00 dhe kanë kohë deri në orën 13:00 për ta përfunduar. Provimi për ta do të zhvillohet në mjedise me vete, ndërsa maturantët mbetës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë (në vjeshtë).