Farmacistët, ja dokumentacioni i duhur për provimin e shtetit

1187
Sigal

Urdhri i Farmacistëve: Vlerësimi i aftësimit praktik daton në 22, 23 dhe 24 prill. Regjistrimi për provimin e shtetit deri në 30 prill

Urdhri i farmacistëve të Shqipërisë njofton të gjithë praktikantët që kryejnë praktikën profesionale në farmaci, të regjistruar pranë UFSH-së deri më 15.01.2014, se:

1. Praktika profesionale përfundon më 15 Prill 2014 dhe dorëzimi i dosjeve bëhet pranë UFSH-së deri më 19 Prill 2014.

2. Vlerësimi i aftësimit praktik bëhet pranë UFSH-së në datat 22, 23 dhe 24 Prill 2014, ora 8:30  sipas listës së regjistrimit nga nr. i dosjes 1277 – 1379, nga 35 praktikantë çdo ditë.

Data: 22.04.2014       Nr 1277 – 1312

Data: 23.04.2014       Nr 1313 – 1348

Data: 24.04.2014       Nr 1349 – 1378 (Plus personat të cilët e kanë ndjekur praktikën në sezonet e kaluara, por nuk kanë mbrojtur provimin e VAP).

Provimi i shtetit

3. Regjistrimi për provim shteti do të bëhet pranë UFSH-së (deri më 30 Prill 2014) me dokumentacionin e kërkuar:

Dokumentet që duhen për regjistrimin në provimin e shtetit për herë të parë:

a. Formular aplikimit

b. Fotokopje e letërnjoftimit

c. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare përkatëse dhe listës së notave

d. Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës

e. Dëshmi e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (lëshuar nga UFSH)

f. Dëshmi e kursit të ndihmës së shpejtë (lëshuar nga KKSH)

g. Raporti mjeko-ligjor

h. Dëshmi penaliteti

i. Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale

j. Fatura e pagesës për provimin e shtetit (në nr. e llogarisë të dhënë nga MAS)

k. 2 copë fotografi (format pasaportë)

Shënim: Të gjitha dokumentet e mësipërme të kërkuara dorëzohen në zyrat qendrore të UFSH-së për regjistrim.

Dokumentet që duhen për regjistrim për kandidatët përsëritës:

a) Raporti mjeko-ligjor;

b) Dëshmi Penaliteti;

c) Vërtetim nga Prokuroria që nuk është për ndjekje penale;

d) Fatura e pagesës për provimin e shtetit;

e) Dy fotografi të formatit të patentës;

Shënim: Të gjithë dokumentet e mësipërme të kërkuara dorëzohen në zyrën qendrore të UFSH për regjistrim.