Deklaratë për shtyp e Universitetit të Tiranës rreth numrit të kuotave të paplotësuara

472

Gazeta Telegraf/ 
Universiteti i Tiranës, mbështetur në ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 dhe
udhëzimin e MAS 13 datë 22/07/2016, informon se kuotat e paplotësuara në
Universitetin e Tiranës janë në total 4073 në të gjitha
programet e studimit.



Ju
bëjmë me dije se këto kuota për çdo program studimi gjenden në faqen zyrtare të
Universitetit të Tiranës dhe në faqen zyrtare të çdo fakulteti të këtij
Universiteti. Këto kuota të paplotësuara i janë dërguar zyrtarisht AKP-së në
datën 22/09/2016.



Gjithashtu,
Universiteti i Tiranës dëshiron të informojë  publikun se çdo shifër rreth
kuotave të paplotësuara, të cilat janë publikuar në media apo faqe interneti të
ndryshme dhe që nuk i referohen të dhënave zyrtare të publikuara nga
Universiteti i Tiranës apo Agjencia Kombëtare e Provimeve, janë të pasakta.



Për
të marrë informacion të saktë, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të internetit
të Universitetit të  Tiranës (www.unitir.edu.al) ose
mund t’i drejtoheni AKP-së.

Sigal