AKKP, Vrapi: Maturantët të tërheqin A2-shi, pagesat deri më 28 Korrik

513
TIRANË – Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi u ka kërkuar të gjithë maturantëve që të tërheqin formularin A2 dhe të bëjnë pagesat deri më datë 28 Korrik.
Vrapi u kërkoi të gjithë maturantëve që të zbatojnë të gjitha procedurat që të mos kenë problem në vazhdim.
Më tej, ajo tha se kush nuk zbaton rregullat nuk mund të kandidojë për të ndjekuar arsimin e lartë.
Vrapi është ndalur edhe tek notat e provimeve të maturantëve, duke thënë se janë rreth 500 maturantë të cilët kanë ankimuar notat e provimit nga 46 000 maturantë gjithsej.
Sigal