VIDEO/ Ish-deputetja e PD-së sjell historinë e të varfërit që ‘thyen’ karantinën: Qeveria i ka lënë të përballen me koronavirusin ose me urinë

454

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka ndarë me publikun historinë e një qytetari që mbledh kanaçe në Bulqizë, ndërsa i duhet të ‘thyejë’ urdhrin e qeverisë duke mos qëndruar në karantinë pasi duhet të sigurojë të ardhurat për familjet.

Sigal

Përmes një postimi në “Facebook” Çupi thekson se alternativa e Rames për më të varfrit është uria ose rreziku nga infektimi. Mes të tjerash ajo theksoi se qeveria duhet të krijojë një paketë ndihme ekonomike dhe sociale për qytetarët nga qeveria siç propozon PD.

“Sabiti  jeton në Bulqizë duke mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall. Ai e ka të pamundur, në kuptimin e plotë të fjalës, të qendrojë në karantinë, sepse i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.  Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.  Ndryshe nga sa predikon kryeministri, ata as nuk bëjnë dot joga, as nuk kanë luksin të ushqehen dot 2 herë në ditë.
Duke mos marrë asnjë masë që i ndihmon ata, qeveria i ka lënë më të varfrit të përballen vetëm me 2 alternativa: me koronavirusin ose me urinë.”, thotë Çupi.