Agim Nesho: Rama kërkon të negociojë humbjen e tij, ndërkombëtarët unik në qëndrimin e tyre

402
Sigal

Në një intervisë televizive diplomati Agim Nesho ka analizuar zhvillimet e fundit politike si dhe lojën që Rama po bën, tashmë duke u kundërvënë sipas tij edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

‘ Është pikërisht ky momenti ku të gjithë ndërkombëtarët janë unifikuar në qëndrimin e tyre që duhet mbajtur ndaj Shqipërisë.

Që çdo veprim për 15 kushtet duhet të zbatohen pikë për pikë në mënyrë që Shqipëria të mos humbë trenin e radhës në Evropë dhe që kjo duhet të jëtë një marrvëshje gjithëpërfshirëse,

Sigurisht që kjo që po ndodh është një lojë e Ramës për ti paraprirë një humbje në zgjedhjet e ardhshme ose për të bërë një negocim më faktorin ndërkombëtar…

Duhet të kemi parasysh që jemi para një krize poltike që ka disa vjet që ka filluar dhe nuk ka filluar këtë vit.

Por kjo krizë është thelluar edhe për faj të faktorit ndërkombëtar që la të bëhej 30 qershori i kaluar, për hit të një stabiliteti sipas tyre.

Ndërkohë që Rama vazhdoi në lojën e tij me ndërkombtarët dhe lobizmin.

Tashmë këto kanë rënë. Gjithmonë e më shumë Evropa është e përqendruar në rajonin e Ballkanit.

Sot po ta shikoni Ramën kishte disa nota kritike ndaj vendeve europiane duke u thënë atyre se janë disa gjëra që duhet ti vendosë parlamenti.

Dmth kur vjen fundi i lojës, figurat autoritare kërkojnë dëshpërimisht të luajnë gjoja me sovranitetin, porn ë fakt thjesht kërkojnë të negociojnë humbjen e tyre’