Zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: Mbyllen universitetet për një muaj. Drejt mbylljes dhe lokalet në ish-bllok

336
Sigal

Komiteti i Ekspertëve për pandeminë e koronavirusit ka vendosur sot mbylljen e universiteteve dhe konvikteve për një periudhë një mujore. Vendimi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Në një konferencë për mediat, Rakacolli tha se po diskutohet dhe mbyllja e lokaleve në zonën e ish-bllokut në Tiranë.