Rama: Vetëm kur të vdes do të largohem nga pushteti!

291
Sigal

Duke tentuar që të bëjë ironi me kryetarin e opozitës, Edi Rama, ka lënë për të kuptuar hapur se do të largohet nga pushteti vetëm pasi të vdes, ose siç e quajti ai kur ti ndalojë ora biologjike.

“Lulzim Basha i bën llogaritë me biologji. Domethënë, pret që të mos marrë frymë, ndonjë problem në mushkri, apo diçka tjetër që të mos jem më unë dhe të marrë pushtetin… Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë…”, tha Edi Rama mes të tjerash, në fjalën e tij në parlament.