Zjarri në Mirditë, 65-vjeçari që humbi jetën, vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Sigal

Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi. Banesa u shkrumbua totalisht nga flakët.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.