Zjarret, Haxhimali: Bashkitë e prekura të shpallin gjendjen e emergjencës

179
Sigal

Dëmet nga zjarret në vend janë të paimagjinueshme. Prej më shumës se 2 javësh, territori i vendit u përfshi nga rreth 200 vatra zjarri, ku si pasojë u dogjën qindra hektarë me pyje.

Zjarret që përfshijnë territorin e vendit, përveç djegies së qindra hektarëve me pyje dhe kullota shkaktuan dëme të konsiderueshme në banesa, të mbjella dhe dru frutorë.

Për drejtorin e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, bashkitë më të prekura duhet të shpallin gjendjen e emergjencës lokale e më pas të vijojnë me vlerësimin e dëmeve dhe kompesimin e qytetarëve.

Haxhimali vlerëson se menaxhimi i emergjencave civile lë për të dëshiruar dhe se për të përballuar situata të tilla duhet të rriten ndjeshëm fondet në dispozicion.