Zjarr në Selitë/ Digjen 6 ha me ullishte, në rrezik disa banesa private

512
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në zonën e Selitës duke djegur rreth 5-6 hektarë me ullishte. Dyshimet e para flasin për një zjarr të vënë qëllimisht, por policia pritet të hetojë për këtë. Aktualisht zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e flakëve. Nëse flakët nuk vihen në kontroll në rrezik janë edhe disa banesa private afër zonës së ullishteve.
Sigal