Zjarr në një lokal në tarracën e Gjykatës së Lartë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

67
Sigal

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm te Gjykata e Lartë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një lokal në tarracën e objektit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.