Zjarr në Astir, tymi i zi mbulon zonën, njerëzit dalin në rrugë

115
Sigal

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Astirit.

E gjithë zona është mbuluar nga flakët e zjarrit, duke krijuar panik te qytetarët. Këto të fundit, lanë banesat e tyre dhe dolën jashtë për shkak të frikës.

Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar nga zjarri. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.