Zjarr i përmasave të mëdha në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

554
Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha pyjore në të 4 anët e Shqipërisë si pasoje edhe e temperaturave të larta.
Së fundmi një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Dibër, pranë Parkut Kombëtar të Lurës.
Zjarri masiv po i afrohet kurorës së Lurës, ndërsa kërkohet ndërhyrje nga ajri për shkak te terrenit të vështirë. Ndërkohë vatra tjetër e zjarrit në Luçan, prej tre ditësh ka djegur 15 hektar pisha.
Në Bllacë janë djegur sipërfaqe me dru ahu. Forca policie vijojnë hetimet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.
Sigal