Sigal

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e sotme në zonën e Zharrëzit. Nga flakët është përfshirë një gropë me serë.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për rastin janë njoftuar edhe forcat e avari-shpëtimit. Deri tani nuk raportohet për dëme.

Zjarri nisi rreth orës 13:00 por me ndërhyrjen në kohë arriti të shuhej

Po punohet për identifikimin e shkaqeve.