Zjarr i madh në Kuçovë, në rrezik disa banesa

185
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kodrën e Matranasë në fshatin Perondi në qytetin e Kuçovës. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke marrë përmasa të mëdha dhe duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit.

Fillimisht kanë qënë banorët e zonës ata që janë përpjekur të shuajnë flakët e para dhe kanë njoftuar zjarrëfikësen. Menjëherë në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur 17 efektivë të Repartit Zjarrëfikës të Beratit, që janë duke luftuar me flakët.

Zjarrëfikësit mundën të shmangin përhapjen e zjarrit drejt 7 banesave që rrezikoheshin dhe tashmë janë duke mbajtur nën kontrroll vatrat që aktivizohen nga era.

Drejtori i MZSH-së Berat, Ervin Hoxhallari ka deklaruar se ka qënë një aksion sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave.

Edhe pse flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe nuk rrezikojnë banesat, tha Hoxhallari, gjithë territori do të mbahet në monitorim për shkak të ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit nga era.