Zjarr i madh në Dibër, rrezikohet Parku Kombëtar i Lurës

489
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dibër, duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Lurës. Mësohet se flakët po i afrohen Lurës, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga ajri për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë vatra tjetër e zjarrit në Luçan, prej tre ditësh ka djegur 15 hektar pisha. Në Bllacë janë djegur sipërfaqe me dru ahu. Forca policie vijojnë hetimet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm. 
Sigal