Zjarr i fuqishëm te masivi i pishave në Gërhot në Gjirokastër, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

Shpërthen zjarri te masivi i pishave në lagjen Gërhot në Gjirokastër. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke mare drejtimin verior.

Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.

Sigal