Zhdukja e shefit të anti-drogës/ Mediat serbe zbulojnë se u largua nga Shqipëria për në…

228
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen e shefit të anti-drogës së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, ku hamendësohet se është arratisur në Shqipëri me dokumente të rreme, nga ku dyshohet se mund të jetë larguar drejt SHBA-së.

Lajmi është publikur fillimisht në mediat serbe, të cilat theksojnë se Elezoviç nuk ka kaluar në asnjë nga pikat kufitare, pasi dokumentet e tij të identifikimit u gjetën në banesë.

Dyshohet se ai mund të ketë kaluar jashtë shtetit tonë përmes rrugëve të paligjshme që përdoren zakonisht për kontrabandë.

Mediat shkruajnë se ai ka kërkuar ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri, të cilët i kanë siguruar dokumente të rreme për t’u arratisur.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, Elezoviç dyshohet se ishte përmendur nga të dyshuarit e arrestuar në operacionin “Kurthi” si një person i cili u dha atyre informacion në lidhje me lëvizjen e policisë.

Pas atyre deklaratave, hetuesit filluan të kontrollonin nëse këto pretendime ishin të vërteta, megjithatë, Elezoviç u zhduk pasi mori një raport se ai ishte zbuluar.