“Zhduket” fëmija 3-vjeçar në Elbasan, gjendet nga policia pas 1-ore: Ishte duke luajtur pas pallatit dhe…

135
Sigal

Një fëmijë i mitur rreth 3 vjeç është gjetur nga forcat e Posaçme Shqiponja, pasi ishte larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit.

Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve teksa ishte duke luajtur pas pallatit.

Ai kishte mundur të përshkuante 3 km nga banesa e tij në momentin që u gjend nga efektivët e policisë.

Vogëlushi u gjet në afërsi të Universitetit të Elbasanit, ndërkohë që banesa nga ku u largua është në lagjen vullnetari.

Ka qenë ndërhyrja e Forcave Shqiponja dhe kërkimet e bëra që fëmija 3 vjeç të gjendet brenda një ore dhe t’i dorëzohet familjarëve.