Zhabina: Zona e Shkodrës vatër e nxehtë e kultivimit të kanabisit, në prag fushate dhe policia ‘toleron’

94
Sigal

Një plantacion droge është zbuluar në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t’u mbjellë në tokë.

Xhevair Zhabina deklaroi se ajo zonë njihet për mbjelljen masive të kanabisit në natyrë, ndërsa e cilësoi zonën e Shkodrës si vatër të nxehtë të kultivimit të bimëve narkotike.

Zona e Malësisë së Madhe, Kopliku është zonë që mblidhet masivisht kanabisi në natyrë. Këto bimë nuk do kultivoheshin aty por do mbilleshin në zona në natyrë pasi tani është periudha kur fillon mbjellja e kanabisit në natyrë. Ndërsa shtëpitë e barit në Shkodër këtë vit dhe vitin që lamë pas është njëlloj mode. Shkodra vazhdon të jetë një vatër e nxehtë e kultivimit të kanabisit. Ka dhe diçka tjetër që ka ndodhur pas viti 2019 që në Shqipëri u fut moda e kultivimit të kanabisit në ambiente e mbyllura që sot i quajmë ‘shtëpi bari’.

Në vijim ai shtoi se në prag fushatash dhe policia e lëshon pak dhe kjo ndjehet, pra sipas tij është më tolerante dhe në vënien e gjobave.

Tek kjo situatë kultivimi ndikon dhe deklarata politike ku jo më larg se një vit më parë tha se do legalizohet kanabisi për mjekësi, por kjo nuk përkthehet kështu në terren. Kur dikush e dëgjon këtë gjë në Koplik apo Malësi të Madhe mendojnë se u legalizua kanabisi por nuk është kështu. Por dhe nëse ne mund të ndërgjegjësohemi, gjithsesi kjo është punë e policisë.