Kandidatët e Alibeajt që janë tërhequr nga gara nuk do të jenë në fletën e votimit.
Kështu deklaroi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
“Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do të jenë subjektet e tjera, nuk do të jetë në fletën e votimit, do të mungojë.
Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do të jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do të jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi.